LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet për vdekje ushtari tajlandez që vrau së paku 26 persona dhe lëndoi 57 tjerë

Qëllohet për vdekje ushtari tajlandez që vrau së paku 26 persona dhe lëndoi 57 tjerë

Jakrapanth Thomma që vra së paku 26 persona dhe lëndoi 57 të tjerë, shumicën prej të cilëve në një qendër tregtare në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, është qëlluar për vdekje nga forcat e rendit.

Ushtari 32-vjeçar, që për një kohë nuk dihej se ku ndodhej brenda qendrës tregtare, u vra me një breshëri plumbash, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihen mbrojtësit e rendit teksa qëndrojnë në mesin e mallrave të ndryshme, ndërsa në sfond dëgjohen plumbat në drejtim të ushtarit tajlandez.


Thomma e ka vrarë së pari komandantin e tij dhe dy ushtarë tjerë, para se të nisej me një veturë të vjedhur, për të qëlluar me armë nëpër rrugë, përfshirë edhe në një tempull budist.

Sulmin mizor që e kreu gjatë ditës së djeshme, ai e shfaqi drejtpërdrejt në Facebook, ndërsa nuk hezitoi të bënte edhe një selfie para qendrës tregtare ku e shkaktoi një shpërthim.

Motivet e këtij sulmi, nuk janë bërë të ditura, mirëpo raportohet se ai kishte pasur probleme me blerjen e një prone dhe është hakmarrë te njerëzit e pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori