LAJMI I FUNDIT:

Putin do të vizitojë Kinën në maj – përpara udhëtimit të planifikuar të Xi në Evropë

Putin do të vizitojë Kinën në maj – përpara udhëtimit të planifikuar të Xi në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me Xi Jinping, në atë që mund të jetë udhëtimi i parë jashtë shtetit i shefit të Kremlinit në mandatin e tij të ri presidencial, sipas burimeve të njohura me këtë çështje.

Dhe lajmi vjen pasi qeveritë perëndimore e vlerësuan të hënën rizgjedhjen e Putinit si të padrejtë dhe jodemokratike.


Por Kina, India dhe Koreja e Veriut e uruan udhëheqësin rusu për zgjatjen e sundimit të tij me gjashtë vjet të tjera.

“Putini do të vizitojë Kinën”, i tha Reuters një nga burimet, i cili foli në kushte anonimiteti, përcjell Telegrafi.

Detajet u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga katër burime të tjera, të cilët gjithashtu folën në kushte anonimiteti.

Një tjetër nga burimet tha se udhëtimi i Putinit në Kinë do të ndodhte ndoshta në gjysmën e dytë të majit.

Dy nga burimet thanë se vizita e Putinit do të vinte përpara udhëtimit të planifikuar të Xi në Evropë.

“Disa vizita presidenciale dhe disa kontakte të nivelit të lartë janë duke u përgatitur për momentin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftën më vdekjeprurëse tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën si konkurrentin e saj më të madh dhe Rusinë si kërcënimin më të madh të shtetit-komb, ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden argumenton se ky shekull do të përcaktohet nga një garë ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori