LAJMI I FUNDIT:

Puthja në ballë dhe rikrijimi i skenës nga takimi i tyre në Big Brother VIP – Bora dhe Donaldi sërish në qendër të vëmendjes

Puthja në ballë dhe rikrijimi i skenës nga takimi i tyre në Big Brother VIP – Bora dhe Donaldi sërish në qendër të vëmendjes

Bora Zemani dhe Donald Veshaj arritën që sërish të marrin vëmendjen e publikut duke postuar imazhin e parë së bashku që nga ribashkimi i përfolur i tyre.

Ishte prezantuesja ajo që publikoi fotografinë ku shihej përkrah aktorit dhe moderatorit duke zbuluar se ajo do të jetë e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit të vëllezërve binjakë “Më lër të flas”.


Ndonëse u publikua edhe video paralajmëruese e emisionit dhe u treguan disa detaje që publiku mund t’i shoh, fansat e tyre të flakët nuk u mjaftuan me kaq.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

Një tjetër video e çifti në prapaskenë e realizuar gjatë xhirimit të emisionit është bërë virale në rrjete sociale.

Video la të kuptohet se dyshja kanë rikrijuar një nga skenat më të njohura të tyre nga takimi romantik që ata realizuan gjatë kohës së Big Brother VIP.

Foto: Screenshot/’Më lër të flas’

Në pamjet e publikuara Bora shihet duke e ‘goditur’ me shuplaka Donaldi në mënyrë të ngjashme që aktori kishte vepruar me të kur shkoi ta takoi brenda shtëpisë së BB VIP.

Ndërkohë, një tjetër detaje që ka marrë vëmendjen e fansave është edhe puthja në ballë që Bora duket t’i ketë dhuruar Donaldit, gjë që vihet re në foton e tyre të Instagramit.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Mbetet të shihet se çfarë të pathëna do të zbulojnë çifti për ribashkimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori