LAJMI I FUNDIT:

“Pussycat Dolls” rrëfejnë të vërtetën e ndarjes së tyre

“Pussycat Dolls” rrëfejnë të vërtetën e ndarjes së tyre
The Pussycat Dolls (Foto: Kristian Dowling/Getty Images/Guliver)

Kur “Pussycat Dolls” u ndanë para një dekade, përkundër shitjes rekorde prej më shumë se 54 milionë kopje albumesh, anëtaret e grupit nuk mund të qëndronin në një dhomë me njëra-tjetrën.

Asokohe, vajzat e grupit të famshëm e kishin kritikuar njëra-tjetrën si fajtore të ndarjes, ndërkohë që kishin përmendur arsye nga më të ndryshmet.


Por, sot, kur ato kanë bërë të ditur se do të ribashkohen, Nicole Scherzinger (41 vjeçare), Ashley Roberts (38 vjeçare), Kimberly Wyatt (37 vjeçare), Carmit Bachar (45 vjeçare) dhe Jessica Sutta (37 vjeçare) kanë rrëfyer të vërtetën e ndarjes së tyre.

Nicole beson se shumë prej tensioneve mes vajzave ishin shkaktuar nga problemet e saja serioze me çrregullimin e ushqyerjes, të njohur si bulimia, gjë për të cilën nuk mund t’u tregonte.

Liderja e grupit, Nicole Scherzinger (Foto: Francois Nel/Getty Images for British Airways/Guliver)

“E fshehja nga bota. Isha jashtëzakonisht e turpëruar. Kur lufton me demonët tu dhe pasiguritë, është diçka që nuk dëshiron ta ndash me njerëzit tjerë. Jam shumë e gëzuar që kam mundur të dal nga ajo gjendje. Janë të metat tona ato që na bëjnë bashkë”, ka rrëfyer liderja e grupit në The Dan Wootton Interview.

Bisedimet për ribashkimin e grupit kanë nisur para katër vitesh, kur Nicole vendosi t’u kërkonte falje publike anëtareve tjera, sepse e konsideronte veten fajtore për ndarjen. “Mendoj që e bukura jona si një njësi është se jemi si motra”, ka thënë ajo.

Duket sikur anëtaret e grupit i kanë lënë pas vetes rivalitetet dhe fyerjet, mirëpo mungesa në ribashkim e njërës prej anëtareve kyçe, Melody Thornton (35 vjeçare), lë dyshime se armiqësitë i takojnë të kaluarës.

The Pussycat Dolls (Foto: Gaye Gerard/Getty Images/Guliver)

Robin ka thënë se anëtaret e grupit ia kanë lënë asaj vendin hapur për t’u kthyer, por tash për tash nuk ka qenë momenti i duhur për të.

Kimberly ka treguar se kompania incizuese e tyre dëshironte që ato të ishin shumë të holla – “anoreksike si jashtëtokësorë”, gjë që kishte ndikuar edhe ne mosmarrëveshjet mes vajzave të grupit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori