LAJMI I FUNDIT:

I pushtuar nga emocionet dhe i tronditur nga humbja, Joshua ishte i pasjellshëm edhe me babanë e tij

I pushtuar nga emocionet dhe i tronditur nga humbja, Joshua ishte i pasjellshëm edhe me babanë e tij
(Foto: Instagram/arabiankate)

Anthony Joshua ka qenë kryetemë e mediave sportive pas humbjes nga Oleksandr Usyk të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Ish-kampioni i botës nuk arriti t’i rikthejë titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO, pasi e humbi edhe rimeçin ndaj ukrainasit me vendim të gjyqtarëve.


Pas humbjes në King Abdullah Sport City Arena në Jeddah, britaniku mbajti një fjalim emocional në ring duke thënë shumëçka, teksa njerëzit pranë tij mundoheshin ta qetësonin.

Ekipi i Joshuas cilësohet si fajtor për momentet e sikletshme të britanikut me mikrofon
Lexo po ashtu Ekipi i Joshuas cilësohet si fajtor për momentet e sikletshme të britanikut me mikrofon

I pushtuar nga emocionet dhe me gjasë i tronditur, ai nuk kishte kontroll mbi veprimet e tij, andaj ishte i pasjellshëm në reagimet, ndërsa në këtë nuk bëri përjashtim as babai i tij.

Babai i AJ ishte afruar te shkallët e ringut dhe u përpoq ta kapte për dore për ta qetësuar teksa ai largohej nga ringu, mirëpo boksieri ia largoi dorën duke i thënë: “Largohu nga unë” dhe vazhdoi të ecte duke ia kthyer shpinën.

Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk
Lexo po ashtu Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk
(Foto: Instagram/arabiankate)

Joshua ka kërkuar falje për sjelljet e tij duke thënë: “E zhgënjeva veten. Kam vepruar me pasion dhe emocion të pastër dhe kur nuk kontrollohen, nuk është mirë. E dua shumë këtë sport dhe do të jem më mirë që nga ky moment. Respekt.”

Britaniku tani po shikon rikthimin në ring në periudhën nëntor-dhjetor kundër një kundërshtari aktualisht të pazbuluar. Deontay Wilder dhe Dillian Whyte janë në mesin e kundërshtarëve potenciale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori