LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Joshuas cilësohet si fajtor për momentet e sikletshme të britanikut me mikrofon

Ekipi i Joshuas cilësohet si fajtor për momentet e sikletshme të britanikut me mikrofon

Frazer Clarke pretendon se Anthony Joshua u braktis nga ekipi i tij pasi ai kapi mikrofonin përpara se të bënte një shaka të pahijshme pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk të shtunën.

Clarke, partneri sparring i Joshuas, beson se ai u në baltë nga ekipi përreth tij, përpara se të thoshte se do të kishte bërë gjithçka që mundej për t’i hequr mikrofonin nga dora dy herë kampionit të botës në peshën e rëndë.


Luftëtari 32-vjeçar britanik filloi të fliste gjëra që e shfaqën në një pozicion të sikletshëm, teksa dukej se po luftonte me emocionet e një disfate të dytë të njëpasnjëshme.

Presidenti i Ukrainës me mesazh emocionues për Usyk, pas fitores ndaj Joshuas
Lexo po ashtu Presidenti i Ukrainës me mesazh emocionues për Usyk, pas fitores ndaj Joshuas

Clarke deklaroi në SkySports: “Do të doja të kërkoja falje në emër të AJ. Ai mund të mos më pëlqejë për këtë dhe skuadra e tij mund të mos e pranojë këtë, por ata e lanë në baltë atje. Ishte kaq jashtë karakterit, por njerëzit përreth tij, ku ishin?”.

“Ai ka pasur një moment të keqe atje dhe nëse unë do të isha atje, do të kisha marrë një hap vetëm për t’i hequr mikrofonin vetëm për t’i dhënë një minutë për të marrë vetën”.

“Janë fjalë, por në reflektimin e vërtetë të boksit, kjo ishte koha e Oleksandr Usyk për të festuar atë fitore dhe ai nuk arriti ta bënte atë menjëherë”.

Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk
Lexo po ashtu Joshua e pranon se pati momente dobësie pas rimeçit me Usyk

“Unë thjesht nuk mendoj se ishte e drejtë, por edhe një herë, Anthony është një person i mrekullueshëm, ai bën shumë për shumë njerëz, ai ka bërë shumë për mua, por ndihem sikur ai kishte paraqitje të keqe atje dhe ishte jashtë karakterit”, shtoi më tej ai.

Britaniku po kërkonte të rifitonte rripat WBA, IBF, WBO, IBO që humbi nga ukrainasi në shtator 2021, por u pengua nga një super paraqitje e Usyk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori