Të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë në jetë: jeni të shtrirë në orën 3:00 të mëngjesit, duke ia ngulitur sytë tavanit dhe duke i numëruar orët derisa ju duhet të zgjoheni dhe të funksiononi në botën e jashtme
Problemi për të rënë në gjumë është tejet frustues, por edhe mund të jetë dëmtues i shëndetit tonë mendor dhe fizik nëse shndërrohet në problem kronik.
Duke pasur këtë në mendje, nuk është çudi se shumë nga ne kërkojmë zgjidhje për këtë problem, transmeton Telegrafi.
Çfarë nëse nuk jeni të përgatitur për rreziqet potenciale që i sjellin pilulat e gjumit?
Nëse jeni të dëshpëruar për të bërë gjumë kualitativ por e preferoni rrugën natyrale, atëherë njoftohuni me këto alternativa të pilulave të gjumit:
L-Theanine
Si komponent kryesor i çajit të gjelbër dhe çajit të zi, L-Theanina është diçka të cilën shumë njerëz e konsumojnë çdo ditë pa e kuptuar potencialin për efektet qetësuese. L-Theanina shpeshherë përdoret për relaksim, duke e bërë atë ilaç të përsosur para gjumit.
Përpiquni të pini çaj të gjelbër pa kafeinë një orë para gjumit dhe shikoni a ka efekt. Nëse jo, mund të gjeni edhe kapsula me L-Theanine të cilat përmbajnë dozë më të madhe.
Meditimi
Ndoshta më natyrali nga të gjithë, meditimi shërben si mënyrë e mahnitshme për ta qetësuar trupin dhe mendjen, dhe për t’iu lënë në gjendje të përsosur për një gjumë paqësor gjatë natës.
Ka shumë aplikacione telefoni të cilat ju ndihmojnë ta praktikoni meditimin nga shtëpia juaj.
Ndryshimi i shprehive të gjumit
Ndonjëherë mënyra më e lehtë për të bërë gjumë të mirë varet nga shprehitë e gjumit. Gjërat të cilat mund të kontribuojnë në kualitet të dobët të gjumit përfshijnë konsumimin e kafesë gjatë natës, ngrënien pak para gjumit dhe përdorimin e pajisjeve elektrike në shtrat.
Krijoni një rutinë të re dhe ndiqeni atë çdo natë. Kjo do të thotë t’i kryeni të gjitha përgatitjet e ditës së nesërme në natën paraprake, ndërsa një apo dy orë para gjumit t’ia dedikoni relaksimit me dush të ngrohët apo leximit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj