LAJMI I FUNDIT:

Pushimi i Kombëtareve vije në momentin e duhur, katër futbollistë pritet t’i rikthehen Juventusit nga lëndimet

Pushimi i Kombëtareve vije në momentin e duhur, katër futbollistë pritet t’i rikthehen Juventusit nga lëndimet

Juventusi është njëra nga skuadrat e mëdha që ka dëshpëruar më së shumti në Evropë në këtë fillim sezoni.

Zonja e Vjetër e ka nisur shumë dobët sezonin, pasi në shtatë ndeshjet e para në Serie A ka grumbulluar vetëm 10 pikë.


Ndërkohë edhe më dobët ka nisur Liga e Kampionëve ku në dy ndeshjet e para në grup bardhezinjtë kanë marrë dy humbje dhe janë në telashe nëse do ta kalojnë grupin.

Gjithsesi trajneri Massimiliano Allegri ka pasur probleme të mëdha me lëndime, pasi atij i mungon ylli kryesor Paul Pogba, derisa edhe Angel Di Maria ishte për disa ndeshje jashtë fushave.

Por pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve ka ardhur në kohën e duhur për Zonjën e Vjetër, pasi për sfidën e radhës ndaj Bolognas me 2 tetor katër lojtarë pritet të rikthehen nga lëndimet.

Portieri Wojciech Szczesny ishte në bankë ndaj Monzas dhe është i gatshëm pasi është grumbulluar edhe me Kombëtaren e tij Poloninë.

Ndërkohë trajneri Allegri ka marrë sinjale pozitive pasi në dispozicion do t’i ketë edhe tre lojtarët tjerë titullarë si Manuel Locatelli, Adrien Rabiot dhe Alex Sandro.

Përveç Pogbas dhe Chieasas që janë edhe për disa javë jashtë fushave, mungesa tjetër në këtë sfidë do të jetë ajo e Angel Di Marias që mori karton të kuq ndaj Monzas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori