LAJMI I FUNDIT:

Punon tetë orë në ditë si menaxher në një kompani të produkteve ushqimore – pasdite luan futboll dhe u shënon gola kampionëve evropianë

Punon tetë orë në ditë si menaxher në një kompani të produkteve ushqimore – pasdite luan futboll dhe u shënon gola kampionëve evropianë

Këtë vit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në listën e shënuesve shihej vetëm një emër, Arni Frederiksberg, i cili luan te klubi Klaksvik nga Ishujt Faroe, ku së bashku me ta po shkruan historinë, pasi kanë eliminuar hungarezët  e Ferencvarosit (shënoi dy gola), suedezët e Hacken (shënoi tre gola), ndërsa në rrethin e tretë kanë marr fitore në ndeshjen e parë ndaj Molde (ku shënoi dy gola).

Shumë mund të besojnë që Arni Frederiksberg është një lojtar i njohur i klasit botëror, por nuk është ashtu, pasi 31 vjeçari deri para disa muajsh shiste pizza të ngrira me orar të plotë të punës, ndërsa në kohën e lirë ai u shënon gola kampionëve evropianë të futbollit.


“GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL! Thjesht jepini atij Topin e Artë!”, shkruante në rrjetet sociale klubi i vogël gjysmë profesional nga Ishujt Farore, që e quan veten shkurt KI.

Klaksvik ishte duke pësuar humbje nga Molde, kur në skenë doli Frederiksberg që shënoi dy herë për fitoren e ishullorëve.

Klubi nga qyteti i dytë më i madh në ishuj e mposhti kampionin norvegjez 2-1.

Tani në Faroe, të gjithë po jetojnë përrallën. Festimet e trazuara pas kalimit ndaj Ferencvaros (0-0, 3-0) dhe Hacken (0-0, 3-3 dhe 4-3 pas penalltive) treguan se sa ngjarje e madhe është për banorët.

Skuadra nga Ishujt Faroe, do të jetë skuadra e parë në histori, që tashmë e ka të sigurt që në vjeshtë do të shfaqet në grupet e garave evropiane. Deri më tani klubi ka siguruar tre milionë euro, por a do të marr në shumë do të shkojë më tej, në fund?

Pas kalimit tutje nuk kishte festë nga lojtarët, ata nesër duhet të dalin në punë 

Festime të egra me tifozët në mbrëmje pasi mundët kampionin norvegjez? Jo, aspak. Në mëngjes i kthehen punës. “Unë shes ushqime. Unë punoj tetë orë në ditë, pastaj fillojmë stërvitjen menjëherë” përshkruan Frederiksberg jetën e tij.

Top shënuesi i skuadrës që dikur shiste pizza të ngrira, sot është menaxher në një kompani ushqimesh dhe punon tetë orë në ditë me orë të plotë.

Kështu është edhe pjesa më e madhe e ekipit. Disa riparojnë anije, vozisin makineri ose kujdesen për kafshët.

Megjithatë, punëdhënësit zakonisht u japin futbollistëve pushim para ndeshjeve në Kupat Evropiane.

Ishujt e deleve po përjetojnë emocionet e futbollit dhe po ëndërrojnë për Ligën e Kampionëve

Megjithatë, në klub ka edhe disa profesionistë. Për shembull, mbrojtësi norvegjez Vegard Forren, i cili më parë ka luajtur në Molde.

Kur të tjerët janë duke punuar, ai viziton kafenenë lokale. “Ndonjëherë bëja shaka se po pastroj atje”, qesh ai.

“Këtu nuk mungon motivimi, kur i sheh djemtë që kthehen nga puna dhe stërviten fort, nuk ankohen kurrë”, shton ai.

Po ashtu edhe suedez Jonathan Johansson që është në portë. Ai fillimisht i tha lamtumirë futbollit të madh vitin e kaluar dhe shkoi në Norvegji për të punuar si elektricist, por ai iu kthye futbollit në Klaksvik, fillimisht si opsion urgjent, por tani si numri një, duke qenë i jashtëzakonshëm, sidomos me penallti ndaj Hacken.

Ndeshja kthyese ndaj Molde do të vijë pas një jave. A do të ketë vazhdim përralla e pabesueshme? Kjo do të shihet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori