Të jesh një nga futbollistët më të mirë në botë nuk garanton që do të jesh një trajner i madh. Xavi Hernandez si trajner ka treguar pak ide, edhe pse ka një skuadër të madhe te Barcelona.

Në konferencat për shtyp, para dhe pas ndeshjeve, Xavi është rehat. Por, në ndeshje, gjatë 90 minutave, atij i mungon shumë përvoja.

Xavi jep opinionet e tij pasi ka parë ndeshjen. Trajnerët më të mëdhenj në historinë e sportit korrigjojnë ato gjatë ndeshjes. Ata gjithashtu e rrethojnë veten me ndihmës trajnerë që i këshillojnë dhe u ofrojnë njohuri që i bëjnë më të mirë.

Reklama

Është e vërtetë se atij i është dashur të përballojë një periudhë shumë të vështirë në klub dhe se do të fitojë shumë ndeshje me skuadrën që presidenti Joan Laporta ka krijuar për të, me aktivizimin e levave të famshme, por ajo që po shihet është e qartë. Barcelona mund të jetë shumë e madhe për Xavin si trajner, shkruan Marca.

Reklama

Natyrisht, e njëjta gjë u tha kur në këtë stol janë emra si Pep Guardiola, i ndjeri Tito Vilanova apo trajneri aktual spanjoll Luis Enrique, përpara se të ndryshonin historinë e Blaugranëve.

Duhet të presim dhe të shpresojmë që Laporta dhe Cules të mos nervozohen nëse nuk vijnë sukseset sportive.

Reklama

Sepse, pas kaq shumë levash, të gjithë sytë do të jenë te Xavi dhe ai do të duhet të dëshmojë se është më se i gatshëm për të udhëhequr Barcelonën. /Telegrafi/