LAJMI I FUNDIT:

Pulisic mendon largimin nga Chelsea, dy skuadrat e mëdha evropiane pas tij

Pulisic mendon largimin nga Chelsea, dy skuadrat e mëdha evropiane pas tij

Christian Pulisic duket se do të largohet nga Chelsea pas tri viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Sulmuesi amerikan ka kaluar formë të ndryshme te Chelsea, në disa periudha mirë e në disa të tjera vuajti nga lëndimet e shumta.


Por këtë edicion amerikani nuk ka gjetur hapësirat e duhura dhe ka vendosur të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

23-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Ai ka vendosur të largohet në fund të sezonit për shkak të minutazhës pasi dëshiron që të jetë një futbollist i formacionit bazë.

Juventusi identifikon Pulisicin si zëvendësues të Dybalas
Lexo po ashtu Juventusi identifikon Pulisicin si zëvendësues të Dybalas

Mediat në Ishull kanë raportuar se dy gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.

Chelsea mund të pranojë ta lë të lirë reprezentuesin amerikan, por që nga shitja e tij synon të fitojë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/