LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video përmbledhëse – Gjithçka që ndodhi në dasmën e këngëtares Gresa Behluli

Publikohet video përmbledhëse – Gjithçka që ndodhi në dasmën e këngëtares Gresa Behluli
Gresa Behluli (Foto: Norik Uka)

Të shtunën, një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Gresa Behluli festoj natën e madhe të dasmës me bashkëshortin, Lulzimin, të cilët deri më tani kanë kaluar plot 10 vite së bashku.

Gresën nuk duhet njohur shumë prej afër për të kuptuar stilin e saj unik e mbi të gjitha modestinë e saj si grua.


Fustani i nusërisë ishte ashtu siç i ka hije një nuse të re dhe grimi i thjeshtë ia plotësonte pamjen modeste.

Natën e kanagjegjit të saj, Gresa gjithashtu përmes veshjës së saj na solli shembullin e nusës tipike shqiptare.

Shumë prej veshjeve kombëtare ishin të kombinuara edhe me modernen duke mos lënë asgjë të bukur të anashkaluar e kjo është pikërisht një ndër gjërat që e karakterizon Gresën si person.

Përveç energjisë pozitive që e solli gjatë gjithë natës, me afërsinë ndaj mysafirëve, ajo gjithashtu performoi këngë të njohura shqipe natën e dasmës së saj.

Hyrja e çiftit në sallën madhështore u përcoll me “Këngën e bylbylit” nga Jusuf Gervalla e kënduar nga vet Gresa.

Shkurte Fejza reagon me fjalë emocionuese pas martesës së Gresës
Lexo po ashtu Shkurte Fejza reagon me fjalë emocionuese pas martesës së Gresës

Për ta bërë këtë natë edhe më të veçantë, në përformim iu bashkua edhe nëna e saj, këngëtarja e madhe shqipëtare Shkurte Fejza.

Kënga e tyre “Nana përcjell vajzën” e cila u performua për herë te parë i preku të pranishmit me tekstin e dhimbshëm të ndarjës së vajzës nga familja me rastin e martesës.Këto sekuenca u përdoren për publikimin e klipit.

Në video vërehet atmosfera pozitive dhe harmonia në mes mysafirëve, shumë prej të cilëve ishin fytyra të njohura publike të cilët edhe performuan muzikë të bukur shqipe.

Realizimin filmik të dasmes e bëri kompania e xhirimit “Vello” për të cilën Gresa u shpreh se ishte jashtëzakonisht falenderuese

Kompania Vello ka qenë zgjedhja ideale që kam bërë për xhirimin e natës më të bukur të jetës. Kreativiteti dhe angazhimi i tyre profesional mundësuan që kjo natë të mos harrohet”. /Telegrafi/

Më poshtë mund të shihni videon e cila pasqyron gjithçka që ndodhi në dasmën e Gresa Behlulit:

Artikull i Sponsoruar