LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video nga aksidenti, vetura me shpejtësi marramendëse nuk mund të ndalojë në pikëpagesë (Video)

Publikohet video nga aksidenti, vetura me shpejtësi marramendëse nuk mund të ndalojë në pikëpagesë (Video)

Rreth orës 6:45 të mëngjesit të sotëm, në pikëpagesën në autostradën Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një grua dhe janë lënduar katër persona tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri tek përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën është futur në pikë pagesë vetura e tipit mercedes me tabela të Ohrit, e drejtuar nga 51 vjeçarja B. D. S., nga Kërçova, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat të tjerë që kanë qenë në veturën e tipit tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K., nga Dibra.


Para pak minutave është publikuar video nga përplasja e Mercedesit në veturën Toureg që ishte duke paguar në pikëpagesë.

Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe SPB e Tetovës, nga ku thonë se, janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe shkaktarin e aksidentit. /Telegrafi/

Detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar
Lexo po ashtu Detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori