LAJMI I FUNDIT:

Publikohet “Ti harro” nga Azet dhe Tayna

Publikohet “Ti harro” nga Azet dhe Tayna
Azet dhe Tayna (Foto: YouTube)

Dy yjet shqiptarë, Azet dhe Tayna, kanë prezantuar në mesnatë këngën e re.

“Ti harro” mban titullin kënga e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme skenike, gjersa me t’u publikuar kënga ka filluar të shpërndahet dhe të marrë reagime pozitive gjithandej.


Azet dhe Tayna (Foto: YouTube)

Ky duket të jetë pjesë e albumit të ri të Granit Musës (emri i vërtetë i Azet) të quajtur “Neue Welt”.

Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re
Lexo po ashtu Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Producimi i këngës është bërë nga Lucry dhe Suena, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lex Barkey dhe Niklas Neumann.

Projektin tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të KMN Gang në platformën YouTube.

Reperi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, këtë kohë ka qëndruar në Kosovë për të xhiruar videoklipin dhe për të kaluar kohë edhe me familjen. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Në trend Magazina

Më shumë
Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Magazina
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shpenzon 21 mijë euro vetëm për grim në tre muaj

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shpenzon 21 mijë euro vetëm për grim në tre muaj

Magazina
Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Magazina
Suspendohet shefi që u kap duke tradhtuar në koncertin e Coldplay

Suspendohet shefi që u kap duke tradhtuar në koncertin e Coldplay

Magazina
Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat

Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat

Magazina
Rita Ora zbulon sekretin e martesës së saj të suksesshme tri vjeçare me regjisorin Taika Waititi

Rita Ora zbulon sekretin e martesës së saj të suksesshme tri vjeçare me regjisorin Taika Waititi

Magazina
Kalo në kategori