LAJMI I FUNDIT:

Publikohet klipi i bendit britanik, Royal Blood, i xhiruar në Kosovë nga Horizon – T (Foto/Video)

Publikohet klipi i bendit britanik, Royal Blood, i xhiruar në Kosovë nga Horizon – T (Foto/Video)
Ekipi i Horizon - T

Harvey Ascott dhe Besnik Krapi promovojnë Kosovën dhe Shqipërinë si vende potenciale për xhirimet e produksioneve ndërkombëtare.

Ata kanë realizuar disa projekte të ngjashme deri tani dhe së fundmi kanë xhiruar videoklipin e bendit të famshëm britanik, Royal Blood, i cili është publikuar sonte.

Producenti britanik, Tom Bermingham kishte kontaktuar Horizon-T duke kërkuar një ofertë për këtë projekt i cili për kohën e shkurtër që duhej të xhirohej, kërkesat teknike dhe logjistike, ishte thuajse e pamundur të realizohej. Megjithatë, producentët Horizon T fituan projektin për të arritur që në afat rekord prej shtatë ditëve të realizojnë një produksion tejet të vështirë.

Është fjala për këngën “Lights Out” të një nga rock bendet më të njohura britanike, Royal Blood, e cila është edhe kënga e parë e albumit të tyre.

“Kosova është vend fantastik për të xhiruar. Ka tashmë gjashtë vjet që punoj në Kosovë dhe kam filluar të ndihem si në shtëpinë time të dytë. Jam shyumë i lumtur që institucionet e Kosovës kanë filluar të punojnë në ligjin për lehtësirat financiare dhe kjo do ta ndihmojë shumë vendin sepse interesi i produksioneve të mëdha ndërkombëtare do të jetë ndryshe. Vitet e ardhshme do të jenë shumë interesante për industrinë e filmit në Kosovë dhe kjo është një nga gjërat kryesore që ndihmojnë në promovimin e Kosovës në botë”.

“Më duhet të them që jemi shumë krenar me filmin “Shok”, kemi arritur që sa do pak të tërheqim vëmendjen e botës karshi Kosovës si një shtet i ri me një potencial të madh artistik. Besniku dhe unë jemi shumë të përkushtuar që ta kthejmë Kosovën si pikë të xhirimeve të produksioneve të mëdha”, u shpreh Harvey Scott.

Ndërkohë Besnik Krapi ka folur për vështirësitë, teksa ka përmendur suksesin e Gjirafës si shembull që duhet ndjekur.

Nga serti i xhirimeve të kompanisë Horizon – T

“Mendoj që Kosova dhe Shqipëria kanë potencial të madh sa i përket lokacioneve dhe lehtësirave tjera për të xhiruar projekte të ndryshme. Harvey dhe unë jemi duke punuar tash e dy vjet në këtë aspekt dhe shpresojmë që shumë shpejt vëmendja e industrisë së filmit për Kosovën dhe Shqipërinë do të jetë ndryshe”.

“Mendoj që me një vullnet të mirë dhe ekip të mirë mund të arrihet gjithçka. Kjo nuk ndodh vetëm në industrinë tonë, por edhe në sekotre tjera. Imagjinoni për një periudhë të shkurtër çfarë ka arritur Gjirafa.com, është e jashtëzakonshme. Këtë punë e ka bërë vetëm përkushtimi i një ekipi të mrekullueshëm dhe vizioni i udhëheqësve të kompanisë në të cilin ky ekip ka besuar dhe vazhdon të besojë. E njëjta duhet të ndodhë në secilin projekt ose kompani, me vullnet dhe me përkrahje edhe nga institucionet tona gjë që thënë të vërtetën ka munguar”.

Ekipi i Horizon – T

“Qendra kinematografike e Kosovës dhe drejtori Zharku janë duke punuar shumë në ligjin për lehtësirat financiare për arsyen e njëjta, zhvillimin e kinematografisë dhe rritjen e ekonomisë së Kosovës duke krijuar kushte më të përshtatshme për projektet e huaja”, deklaroi Krapi.

Horizon – T është kompani e themeluar nga Besnik Krapi dhe Harvey Ascott e cila ofron të gjitha shërbimet për prodhimin e filmave dhe projekteve audiovizuale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori