LAJMI I FUNDIT:

Publikohet faksi që besohet se Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës ku kërkon largimin e tij – mësoni se çfarë shkruan letra e dërguar nga argjentinasi

Publikohet faksi që besohet se Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës ku kërkon largimin e tij – mësoni se çfarë shkruan letra e dërguar nga argjentinasi

Mediumi TyC Sports ka publikuar faksin e Lionel Messit, që ishte edhe mënyra e komunikimit të tij me Barcelonën, ​​duke kërkuar që të ndërpresë kontratën e tij me klubin.

Letra, e quajtur si faks, ka datën e dorëzimit dhe fjalët ku shihet kërkesa e Messit që të përfundojë kontratën e tij të punës me Barcelonën.


Aty shkruan se me datën 25 gusht, i është dërguar Presidentit Josep Maria Bartomeu dhe bordit të Barcelonës.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Faksi i plot i Messit dërguar te Barcelona

“Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi”.

“Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar”.

“Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë. Sinqerisht i juaji “, shkruhet aty.

Letra më pas është nënshkruar nga Leo Messi.

Klauzola numër 24 e kontratës së Messit me Barcelonën

Kontrata e punës e Messit me Barcelonën i jep të drejtën të prishë marrëveshjen dhe të largohej falas me kusht që ai të njoftonte klubin 20 ditë para 10 qershorit 2020, që shihet si ‘fundi i sezonit ’. (Ne nuk e dimë saktë se si formulohet kjo klauzolë, kështu që mund të ketë kurthe ligjore për të cilat ne nuk jemi në dijeni, shkruan gazeta AS).

Juristët e Messit thuhet se po argumentojnë këtë klauzolë me pandeminë e coronavirus, pasi  vetëm tani është fundi i sezonit.

Sidoqoftë, avokatët e Barcelonës janë të bindur se edhe aty ku data e ‘përfundimit të sezonit’ shkruan 10 qershori, ju jep atyre të drejtë në këtë drejtim.

Barcelona është e sigurt se çështja e tyre juridike është në rregull dhe se Messi është në fakt nën kontratë edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori