LAJMI I FUNDIT:

Publikohet episodi i 20-të i “O Sa Mirë Kids”

Publikohet episodi i 20-të i “O Sa Mirë Kids”
Foto: O Sa Mirë/YouTube

Seriali tashmë shumë i dashur nga fëmijët, “O Sa Mirë Kids”, ka ardhur me episodin e tij të 20-të.

Skena të shumta qesharake e ngjarje që rëndom janë prezente nëpër shkolla, nuk mungojnë edhe në episodin e radhës të “O Sa Mirë Kids”.


Foto: O Sa Mirë/YouTube

Fëmijët në këtë episod do ta humbin pak sensin e kohës, siç edhe ndodh zakonisht te nxënësit gjumashë që gjithnjë vonohen për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë, ‘Llukmani’ që njihet si një prej personazheve më të spikatur të serialit, do të vazhdojë t’u mbajë leksione fëmijëve.

“O Sa Mirë Kids” është shndërruar në një prej serialeve më të ndjekura nga moshat e vogla. /Telegrafi/