Edhe pse ishin parashikuar të publikoheshin në orën 18:00, siç duket këngët e festivalit të 58-të të RTSH-së dolën në YouTube më herët.
Elvana Gjata, Bojken Lako, Arilena Ara, Stresi dhe Eli Fara, Era Rusi, Robert Berisha, Olta Boka, Renis Gjoka, Kastro Zizo, janë vetëm disa prej 20 artistëve që do performojnë këtë edicion.
Njëherësh, në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, të cilat do të kulmojnë në natën finale, në 22 dhjetor.
Këtë vit, prezantimi i festivalit i është besuar Alketa Vejsiut, me regjisore Vera Grabockën, teksa si producent është përzgjedhur kompozitori i njohur nga Kosova, Florent Boshnjaku.
Më poshtë ju sjellim këngët e publikuara:
Elvana Gjata
Kanita
Albërie Hadërgjonaj
Aldo Bardhi
Olta Boka
Nadia&Genc Tukiçi
Sara Bajraktari
Valon Shehu
Tiri Gjoci
Robert Berisha
Wendi Mancaku
Renis Gjoka
Gena
Kamela Islamaj
Era Rusi
Eli Fara & Stresi
Devis Xherahu
Bojken Lako
Arilena Ara
/Telegrafi/