Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që i ka rezistuar kohës dhe kjo tanimë veçse është e dukshme.
Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur të estradës, Mihrije Brahën, e cila vazhdon të jetë shumë e komentuar për dukjen e paraqitjet e njëpasnjëshme.
E ndjekur nga mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, Braha së fundmi ka publikuar një kolazh fotografish duke prezantuar veten ndër vitesh.
Mihrije Braha (Foto: Instagram)
Në njërën prej imazheve, krijuesja e hitit “S’mund të jetoj pa ty” shfaqet kur ishte fëmijë, e të tjerat duket që i ka realizuar ndër vite.
“Unë”, ka qenë fjala e vetme që ia ka shtuar këtyre fotove që morën komplimente të shumta.
View this post on Instagram
Ajo siç shihet nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim të madh, por veçse me kohë e stile flokësh të ndryshme.
Mihrija ndryshe është ende pjesë e tregut e madje tejet prezentë edhe në ekran. /Telegrafi/
View this post on Instagram