LAJMI I FUNDIT:

Publikohen fotografi të Sara Gjordenit nga e kaluara, ndërsa ish-missi shfaqet shumë ndryshe

Publikohen fotografi të Sara Gjordenit nga e kaluara, ndërsa ish-missi shfaqet shumë ndryshe

Sara Gjordeni, ish-missi që ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar, së fundmi po bën bujë si banore e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Kur debatet dhe dinamikat brenda spektaklit më të ndjekur në vend nuk kanë të ndalur, një detaj i ri ka dalë në dritë, që ka të bëjë me pamjen e saj të shkuar.

Ndërkohë që Sara po përjeton një romancë me reperin Bardhin dhe ndërthurja e jetës personale me ish-partnerin e saj, këngëtarin Endrik Beba, ka sjellë edhe më shumë vëmendje ndaj saj.


"Nuk jam ndarë përfundimisht me Jurgenin" - Sara Gjordeni shokon me deklaratën për boksierin, pas lidhjes me Bardhin
Lexo po ashtu "Nuk jam ndarë përfundimisht me Jurgenin" - Sara Gjordeni shokon me deklaratën për boksierin, pas lidhjes me Bardhin

Romancën me Bardhin e shohin me simpati shumë prej ndjekësve, por ka edhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre që zhvillohet në sy të kamerave.

Por, ajo që ka kapur së fundmi vëmendjen e fansave dhe të medieve rozë janë disa fotografi të Sara Gjordenit që datojnë nga vitet e saj të parë në botën e modës.

Foto: Sara Gjordeni (Screenshot)

Fotografitë e para disa viteve që kanë dalë në qarkullim paraqesin një Sara shumë ndryshe nga ajo që shihet sot.

Pamja e saj e sotme, krahasuar me fotot e vjetra ku ajo shfaqet me një stil më të thjeshtë dhe natyral, ka nxitur diskutime në rrjet mbi transformimet që ajo ka pësuar gjatë viteve.

Ndërsa disa e vlerësojnë ndryshimin si pjesë të një evolucioni natyral, të tjerë spekulojnë mbi ndërhyrjet estetike dhe influencën e showbizit në imazhin e saj. /Telegrafi/

Foto: Sara Gjordeni (Screenshot)
Foto: Sara Gjordeni (Screenshot)
Foto: Sara Gjordeni (Screenshot)
Foto: Sara Gjordeni (Screenshot)

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori