LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i planit ekonomik, bojkotimi i punës nga punëtorët e Trepçës dhe ekzekutimi i pagesave për ata që përfitojnë nga subvencionimi i pagave – top ngjarjet e javës në ekonomi

Publikimi i planit ekonomik, bojkotimi i punës nga punëtorët e Trepçës dhe ekzekutimi i pagesave për ata që përfitojnë nga subvencionimi i pagave – top ngjarjet e javës në ekonomi

Publikimi i planit të Qeverisë së Kosovës, bojkotimi i punës së punëtorëve të kombinatit Trepça, ekzekutimi i pagesave për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave dhe shpallja e tenderit të ri për mirëmbajtën e rrugëve, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit kishte miratuar Programin Qeverisë për vitet 2021-2025, ku prioritet është menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.


Për sa i përket zhvillimit ekonomik, programi parasheh krijimin e Fondit Sovran, shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mos ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, ridizajnimi i politikave fiskale, qëndrueshmëria e financave publike dhe formalizimi i ekonomisë, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, Qeveria ka paraparë edhe rritjen e pagës minimale në 250 euro si dhe ngritjen e pragut të pagës që nuk tatimohet në nivelin e kësaj page.

Qeveria thotë se do ta krijojë Agjencinë Zhvillimore, si mekanizëm për udhëheqjen e politikave nëpërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura.

“Për arritjen e prioriteteve zhvillimore të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore, si një mekanizëm për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura. Për më tepër, Agjencia do të mbështesë sektorin privat dhe publik në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimit dhe rritjes së investimeve të jashtme dhe rritjes së eksportit”, parasheh Qeveria, përcjell Telegrafi.

Në Programin Qeverisës parashihet edhe themelimi i Bankës Zhvillimore.

Krijimi i Fondit Sovran, mos ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit dhe shuarja e AKP-së – çfarë parasheh Programi i Qeverisë 2021-2025
Lexo po ashtu Krijimi i Fondit Sovran, mos ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit dhe shuarja e AKP-së – çfarë parasheh Programi i Qeverisë 2021-2025

“Banka Zhvillimore do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar”, tregohet në program.

Në plan janë përmendur edhe disa projekte infrastrukturore, por që nuk është paraparë edhe ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.

“Krijimi i sistemit të integruar për transportin rrugor mundëson lidhje më të mirë dhe më të shpejtë mes rajoneve brenda vendit dhe jashtë saj. Për të arritur këtë, do të përfundojmë projektet ekzistuese infrastrukturore, si ndërtimin e segmentit të autostradës Besi-Merdare dhe autostradës Prishtinë-Gjilan, zgjerimi i rrjetit ekzistues rrugor Prishtinë-Mitrovicë dhe autoudhën Kijev-Zahaq, do të zbatojmë projektet e reja si zgjerimi i rrugëve nacionale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, përfshirë rrugët qarkore, rehabilitimin e rrugëve kombëtare Qafë Duhël-Shtime-Ferizaj, që lidhet me autostradën Prishtinë-Shkup, si dhe ndërtimi i rrugëve kufitare Deçan-Plavë, Prizren-Tetovë dhe Gjilan-Kumanovë”, thuhet në planin e Qeverisë.

Në Programin Qeverisë për vitet 2021-2025, zhvillimi i industrisë, ndërmarrësisë, tregtisë, turizmit, bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

LDK për programin ekonomik të Qeverisë Kurti: Shumë fjalë, asnjë masë dhe asnjë shifër
Lexo po ashtu LDK për programin ekonomik të Qeverisë Kurti: Shumë fjalë, asnjë masë dhe asnjë shifër

Pas prezantimit të Programit, i menjëherëshm kishte qenë reagimi i opozitës. Sipas, Lidhjes Demokratike të Kosovës ky program është bosh dhe se ky program ka shumë fjalë, asnjë masë dhe asnjë shifër.

“Në aspektin ekonomik, ky program është i zbrazët me deklarime boshe, pa caktim të masave dhe objektivave konkrete dhe i pabuxhetuar. E konsiderojmë absurde që Programi Qeverisës, premton zhvillim ekonomik pa thënë asnjë fjalë se sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të jetë buxheti pas katër viteve, sa kosovarë do të janë papunë, sa do të jetë deficiti tregtar, sa do të janë investimet e huaja, sa do të rritet prodhimi vendor dhe si do të rritet eksporti”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi.

Gjatë kësaj jave, të gjithë minatorët e ndërrimit të parë nuk kishin filluar punën në minierën e Trepçës, duke këmbëngulur që t’iu del paga e muajit të kaluar.

Këtë e kishte bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

Bojkotohet puna nga punëtorët e Trepçës, kërkojnë pagën e muajit prill
Lexo po ashtu Bojkotohet puna nga punëtorët e Trepçës, kërkojnë pagën e muajit prill

“Nga data 7 maj, punëtorët është dashur t’i marri pagat për muajin prill. Nuk është bërë, andaj punëtorët nuk kanë dashur të punojnë. Përveç obligimeve familjare, kemi edhe obligime ndaj bankave, sepse pothuajse të gjithë punëtorët janë në kredi. Të gjithë punëtorët e ndërrimit të parë janë të vendosur që mos të kthehen në punë pa i marr pagat”, kishte thënë Osmani.

Ndryshe, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kishte njoftuar se kanë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Murati kishte bërë të ditur se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi.

Murati: Janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave
Lexo po ashtu Murati: Janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, kishte njoftuar ministri përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, javë më parë, Qeveria kishte miratuar pakon prej rreth 20 milionë eurosh për mbështetje të gastronomisë, punonjësve shëndetësorë, policisë e skemave sociale.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi gjatë javës ka njoftuar se është shpallur tenderi i ri për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Siç jeni të informuar edhe në konferencën e kaluar, ne kemi anuluar tenderin për mirëmbajtjen verore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021-2024. Vlera e parashikuar e këtij projekti ishte 44 milionë euro. Kjo kontratë ishte marrëveshje kornizë, e cila lejonte menaxherin e kontratës ta rriste vlerën e saj deri në 30 për qind. Në fakt ky 44 milionësh bëhej 57 milionë euro”, kishte njoftuar Durmishi në një konferencë për medie, përcjell Telegrafi.

Durmishi: Kemi shpallur tenderin e ri për mirëmbajtjen e rrugëve, buxhetit të vendit ia shpëtuam rreth 22 milionë euro
Lexo po ashtu Durmishi: Kemi shpallur tenderin e ri për mirëmbajtjen e rrugëve, buxhetit të vendit ia shpëtuam rreth 22 milionë euro

Qeveria gjithashtu njofton se ka hapur konkursin për drejtor të bordeve për ndërmarrjet publike Posta e Kosovës dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”.

Sipas konkursit, personat që aplikojnë për këto pozita duhet të kenë së paku 5 vite përvojë pune.

“Duhet ose(i) të ketë së paku pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarin afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngush me veprimtarinë afariste të NP-së”, thuhet në konkurs.

Afati i konkursit është i hapur deri më 10 qershor 2021.

Qeveria hap konkursin për drejtor të bordeve për Postën e Kosovës dhe KRU 'Hidromorava'
Lexo po ashtu Qeveria hap konkursin për drejtor të bordeve për Postën e Kosovës dhe KRU 'Hidromorava'

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës ishte rënia e shpejtë e kriptovalutës Dogecoin.

Kjo kriptovalutë kishte filluar si shaka, mirëpo sot Dogecoin brenda kësaj jave kishte pasur një rritje prej 400 për qind, apo mbi 5,000 për qind brenda vitit 2021.

Lansuar në vitin 2013 nga zhvilluesi i IBM, Billy Markus dhe programeri Jackson Palmer, Dogecoin duhej të satirizonte në internet kriptovalutat në atë periudhë.

Kjo kriptovalutë është përkrahur gjithashtu nga shumë të famshëm, si Snoop Dogg, Gene Simmons dhe më i rëndësishmi, Elon Musk. /Telegrafi/