LAJMI I FUNDIT:

Murati: Janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

Murati: Janë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë ekzekutuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Murati ka bërë të ditur se Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, transmeton Telegrafi.


“Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave. Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten”, ka thënë ministri përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, javë më parë, Qeveria kishte miratuar pakon prej rreth 20 milionë eurosh për mbështetje të gastronomisë, punonjësve shëndetësorë, policisë e skemave sociale.  /Telegrafi/