LAJMI I FUNDIT:

PUBG Mobile eSports në partneritet me Sony Xperia për organizimet e ardhshme

PUBG Mobile eSports në partneritet me Sony Xperia për organizimet e ardhshme

Zhvilluesi i lojërave PUBG Corporation dhe kompania e telekomunikacionit, Sony, ka nënshkruar një partneritet që do të shohë ngjarjet e PUBG MOBILE eSports në 2022 të përdorin linjën e telefonave inteligjentë Xperia të Sony.

PUBG Mobile është një video-lojë Battle Royale që mund të luhet falas, e zhvilluar nga LightSpeed ​​dhe Quantum Studio, dhe e publikuar nga Tencent Games .


PUBG Mobile e lansuar më 19 mars 2018 për IOS dhe Android është video-loja celulare e lojës origjinale për PC, PlayerUnknown’s Battlegrounds.

Në partneritetin e ri ndërmjet PUBG Mobile dhe Sony, telefonat celularë do të furnizohen për lojtarët dhe ekipet, me markën Xperia të Sony duke u bërë partneri zyrtar i smartfonëve për turnet globale të PUBG MOBILE Esports.

Ka dy ngjarje globale të planifikuara për vitin 2022, sipas udhërrëfyesit zyrtar. Këto janë kampionati Mid-Season (MSC) dhe PUBG Mobile World Championship (PMGC).

Ndërkaq, kompania e Sony nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë modeli do të përdoret për turnet e PUBG mobile.

James Yang, Drejtor i PUBG MOBILE Global Esports, ka folur për partneritetin: “Përvoja e lojtarëve është gjithmonë një përparësi kryesore për PUBG MOBILE eSports, kështu që ndihej e natyrshme dhe e sigurt për të hyrë në një partneritet me Xperia të Sony”. /Telegrafi/