LAJMI I FUNDIT:

PSG i tregon derën Renato Sanchesit, e ardhmja e portugezit në Ligën Premier

PSG i tregon derën Renato Sanchesit, e ardhmja e portugezit në Ligën Premier

Renato Sanches do të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes.

Mesfushori portugez iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës për shumën e 15 milionë eurove në verën e vitit të kaluar nga Lille.


Por aventura në kreyqtetin francez nuk ka qenë më e mira, pasi Sanches nuk ka arritur të lë gjurmë dhe nuk është një titullar.

Parisienët janë të gatshëm ta shesin në verën dhe tanimë i kanë bërë të qartë Sanchesit se duhet të shikojë mundësi të tjera.

Kampioni në fuqi i Francës tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe dëshiron 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

E ardhmja e mesfushorit portugez duket se do të jetë në Angli ku skuadra si Liverpool, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Aston Villa dhe Wolves janë duke monitoruar situatën e tij.

Maldini takohet me Jorge Mendes, diskutohet për pesë lojtarë të njohur
Lexo po ashtu Maldini takohet me Jorge Mendes, diskutohet për pesë lojtarë të njohur

Interesim për Sanchesin sipas 90min ka shfaqur edhe gjiganti italian AC Milan që edhe më parë kërkonte transferimin e tij.

Largimi i tij nga PSG duket i kryer, por tani Sanchesit i mbetet të vendos për klubin e tij të ri. /Telegrafi/