LAJMI I FUNDIT:

PSG thuhet se ka marrëveshje me De Jong

PSG thuhet se ka marrëveshje me De Jong

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, është një hap afër bashkimit me Paris Saint-Germain në verë për një çmim prej 70 milionë eurosh.

Klubi francez është shumë optimist se marrëveshja do të finalizohet së shpejti me Ajaxit dhe De Jong do të jetë lojtari i tyre i ri.


Parisienët besojnë se paga e 21-vjeçarit do të rritet në 10 milionë euro në vit.

PSG i dëshiron me çdo kusht yjet e Ajaxit, gati oferta për dyshen De Ligt – De Jong
Lexo po ashtu PSG i dëshiron me çdo kusht yjet e Ajaxit, gati oferta për dyshen De Ligt – De Jong

Ndërkohë, Barcelona do të shohë një tjetër objektiv që do të lëvizë në një nga rivalët e tyre të Ligës së Kampionëve, ndërsa katalanasit presin vendimin e Adrien Rabiot.

De Jong në aksion gjatë një ndeshje në Eredivisie me Ajaxin (Foto: Marca.com)

Francezi nuk u bashkua me turneun e skuadrës së tij në Doha dhe në rast se nuk merr masa në janar, ai mund të mos ketë minuta nga trajneri Thomas Tuchel.

Çështja kryesore e PSG-së në lidhje me marrëveshjen e De Jong është se klubi është në prag të shkeljes së rregullave financiare të Fair Play.

Cruyff: De Jong dhe De Ligt gati për hapin e madh
Lexo po ashtu Cruyff: De Jong dhe De Ligt gati për hapin e madh

UEFA ka rihapur një rast të vjetër për kampionët e Ligue 1, të cilëve u kërkohet të gjejnë burime alternative të të ardhurave për të përmbushur rregullat.

Kështu, transferimi i De Jong mund të dështojë në rast se UEFA vendos ta dënojë klubin francez. /Telegrafi/