PSG rivalizon Realin, Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin ukrainas
331:"WARSAW, POLAND - SEPTEMBER 14: Mykhailo Mudryk of Shakhtar Donetsk looks on during the UEFA Champions League group F match between Shakhtar Donetsk and Celtic FC at The Marshall Jozef Pilsudski's Municipal Stadium of Legia Warsaw on September 14, 2022 in Warsaw, Poland. (Photo by Mateusz Slodkowski/DeFodi Images via Getty Images) 30:"DeFodi Images via Getty Images
Mykhaylo Mudryk vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit e rinj më të kërkuar në Evropë nga skuadrat e mëdha.
Sulmuesi ukrainas ka shkëlqyer këtë sezon me Shakhtarin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve duke zgjuar interesimin e top klubeve për të.
Në fakt Shakhtar kishte edhe në verë oferta për yllin e skuadrës nga Arsenal dhe Everton, por që i refuzoi ato.
Tani mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se top klubet si Arsenal, Liverpool e Real Madrid janë duke monitoruar situatën e 21-vjeçarit.
L'Equipe së fundmi ka raportuar se edhe PSG po dëshiron transferimin e Mudryk pasi e shohin si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Neymar.
Reprezentuesi ukrainas në shtatë ndeshjet e para këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Shakhtar synon të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës. /Telegrafi/