LAJMI I FUNDIT:

PSG ofron 50 milionë euro për Theo Hernandez, Milani e refuzon dhe kërkon më shumë

PSG ofron 50 milionë euro për Theo Hernandez, Milani e refuzon dhe kërkon më shumë

Paris Saint Germain janë duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të majtë.

Gjiganti francez ka piketuar mbrojtësin anësor të Milanit, Theo Hernandez, por transferimi i tij duket shumë i vështirë.

Theo ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Rossonerët duke qenë ndër më meritorët që Milani e mbylli në vendin e dytë.

23-vjeçari në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe tetë asistime.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG ka ofruar 50 milionë euro për t’i fituar shërbimet e anësorit.

Por Milani këtë ofertë e ka refuzuar, pasi duan të fitojnë 75 milionë euro nga shitja e Theos.

Theo iu bashkua Milanit dy vite më parë nga Real Madridi, derisa tani konsiderohet si njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori