LAJMI I FUNDIT:

PSG favorit për të nënshkruar me brazilianin Willian

PSG favorit për të nënshkruar me brazilianin Willian

Willian është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se po largohet nga klubi ku qëndroi për shtatë vite si futbollist i lirë.


Chelsea i kishte ofruar kontratë të re dy vjeçare, por braziliani kërkoi tri dhe kjo ka bërë që marrëveshje të dështoj.

Shumë skuadra janë futur në garë për t’i marrë shërbimet e brazilianit, përfshirë Juventusin, Barcelonën, Bayern Munichun, Arsenalin e Tottenham Hotspur.

Willian . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Francë, në kryeqytet tek Paris Saint Germain.

Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij dhe i ka bërë të qartë se e duan transferimin e tij në Parc de Princes.

PSG është gati t’i ofrojë kontratë tri vjeçare Willianit me pagë vjetore prej 10 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/