LAJMI I FUNDIT:

PSG favorit ndaj Nice – formacionet startuese

PSG favorit ndaj Nice – formacionet startuese

Në Parc des Princes zhvillohet ndeshja e xhiros së 16-të në Ligue 1 ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Nice.

PSG është lider i kampionatit francez me 40 pikë, 12 më shumë se përcjellësi i parë, Rennes.


Nice mban vendin e tretë në renditje me 26 pikë të grumbulluara pas 15 javësh.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Christophe Galtier i kanë zgjedhur formacionet që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Gueye, Dina Ebimbe, Danilo; Di Maria, Mbappe, Messi.

Formacioni startues i Nice: Benitez; Lotomba, Todibo, Dante, Bard; Boudaoui, Schneiderlin, Lemina, Kluivert; Delort, Dolberg.

/Telegrafi/