LAJMI I FUNDIT:

PSG është gati të bëjë ofertë prej 110 milionë eurosh për Eriksen

PSG është gati të bëjë ofertë prej 110 milionë eurosh për Eriksen
Christian Eriksen (Getty Images)

Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain dhe është një objektiv për ditët e mbetura të afatit kalimtar veror.

Skuadra kampione e Ligue 1 është e gatshme të shtojë disa cilësi shtesë në mesfushë përpara se afati kalimtar i transferimeve të mbyllet këtë të premte.


Ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic konsiderohej si objektivi kryesor i parisienëve, por pista për transferimin e tij dështoi.

Barca ofron Rafinhan dhe 35 milionë euro për Eriksenin
Lexo po ashtu Barca ofron Rafinhan dhe 35 milionë euro për Eriksenin

Megjithatë, sipas mediave angleze, PSG tashmë ka objektivin tjetër në radarin e tyre për rolin e mesfushorit dhe ai është danezi Eriksen.

Eriksen është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë momentalisht (Getty Images)

Sipas mediumit Sunday Express, skuadra nga Parc des Princes është gati t’i ofrojë Tottenhamit 100 milionë funte apo pak më shumë se 110 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit danez.

Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin
Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin

Eriksen, i cili ka qenë një lojtar kyç për Spurs që kur u bashkua nga Ajax në vitin 2013.

Mesfushori kreativ ka qenë gjithashtu i lidhur ngushtë me gjigantët e La Ligës, Barcelonën dhe Real Madridin. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori