LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin

Real Madridi ka gati 200 milionë euro për Eriksenin

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi ka gati një ofertë prej 200 milionë eurosh për yllin e Tottenham Hotspur, Cristian Eriksen nëse Luka Modric largohet këtë verë.

Gjiganti spanjoll këtë verë është në fazën e rikonstruktimit të klubit pasi trajneri Zinedine Zidane dhe ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, janë larguar.


Në vend të francezit ka ardhur spanjolli Julen Lopetegui, ndërsa në vend të Ronaldos pritet të luaj Gareth Bale, nëse nuk arrin ndonjë sulmues i kalibrit të lartë.

Spalletti: Modric? Po ëndërroj së bashku me tifozët, me kënaqësi do ta pranoja edhe Messin 
Lexo po ashtu Spalletti: Modric? Po ëndërroj së bashku me tifozët, me kënaqësi do ta pranoja edhe Messin 

Megjithatë, Mbretërit nuk po përballen vetëm me largimin e Zidanet dhe Ronaldos, por edhe kroati Modric pritet ta ndjek rrugën e tyre.

Modric po pritet të kalojë te Interi (Getty Images)

Modric është duke u lidhur me një transferim te gjiganti italian, Interi, dhe klubi nga Santiago Bernabeu janë të gatshëm të gjejnë një lojtar të profilit të lartë për ta zëvendësuar atë.

Sipas mediave spanjolle, kampionat evropian në fuqi janë vënë pas yllit danez të Tottenhamit, Eriksen, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të Modricit.

Real Madridi fillon të mendojë për ta zëvendësuar Modorcin, në listë Pjanic dhe Eriksen
Lexo po ashtu Real Madridi fillon të mendojë për ta zëvendësuar Modorcin, në listë Pjanic dhe Eriksen

Gjithmonë sipas këtyre mediave, Reali është i gatshëm të derdh plot 200 milionë euro në arkat e Spurs për shërbimet e Eriksenit.

Java e ardhshme pritet të sqaroj gjithçka rreth këtyre tratativave pasi pritet të ketë një takim mes Modricit dhe presidentit Florentino Perez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori