LAJMI I FUNDIT:

PSG e gatshme ta bëjë Oblakun portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit

PSG e gatshme ta bëjë Oblakun portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit

Jan Oblak është dëshira e madhe e Paris Saint Germain për portën.

Portieri sllovak llogaritet si ndër më të mirët për momentin në botë dhe parisienët duan transferimin e tij.


Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka raportuar se gjiganti nga Ligue 1 po synon transferimin e sllovenit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Oblak është i gatshëm të largohet nga Atletico Madrid pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Nga ana tjetër kampionët në fuqi të Francës janë duke përgatitur një ofertë jashtëzakonisht të lartë për sllovenin.

PSG synon që ta bëjë Oblakun portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit, pasi sipas L’Equipe oferta pritet të jetë mbi 100 milionë euro.

27-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014, kur madrilenët kishin paguar 16 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.

Oblak këtë edicion ka mbrojtur në 19 takime për Atletico Madridin, ku ka mbajtur portën e pa prekur në 11 prej tyre derisa ka pranuar vetëm 13 gola.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është që të largohet dhe Atletico Madrid pritet të kënaqet me ofertën e parisienëve prej më shumë se 100 milionë euro për portierin slloven. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori