LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Marseille në zi, ndërron jetë ish-mesfushori kamerunas Modeste M’Bami

PSG dhe Marseille në zi, ndërron jetë ish-mesfushori kamerunas Modeste M’Bami

Modeste M’Bami ka ndërruar jetë dhe është larguar nga kjo botë në moshën 40 vjeçare.

Reklama

Ish-mesfushori kamerunas ka pësuar një atak kardiak dhe nuk ka mundur t’i mbijetoj sulmit duke ndërruar jetë në qytetin Le Havre në Francë ku jetonte ai me familjen e tij.

Ish-mesfushori i PSG dhe Marseille zhvilloi 228 ndeshje zyrtare në Ligue 1, derisa shënoi dy gola edhe asistoi në pesë të tjerë.

M’Bami ka qenë shok skuadre me kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Canën si në PSG ashtu edhe në Marseille.

Ish-mbrojtësi gjakovar menjëherë ka reaguar për vdekjen e kamerunasit: “Kaq shumë beteja së bashku. Pusho në paqe Modeste”, ka shkruar Cana.

Ndërkohë telegram ngushëllimi për familjen kanë nisur edhe dy gjigantët francezë PSG dhe Olympique Marseille.

Por të shokuar kanë mbetur edhe në Kamerun, pasi M’Bami ka qenë pjesë e Kombëtares për nëntë vite radhazi, nga 2000 deri më 2009.

Ai kishte luajtur 36 ndeshje me Kamerunin, ku kishte shënuar tre gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Liga e Kampionëve
Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Premier League
Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Boks
Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

La Liga
Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

Serie A
Kalo në kategori