LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Barca e duan Tonalin, por ai preferon Interin ose Juven

PSG dhe Barca e duan Tonalin, por ai preferon Interin ose Juven
Sandro Tonali (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pronari i Brescias, Massimo Cellino, ka thënë se Paris Saint-Germaini dhe Barcelona janë përpjekur që ta transferojnë Sandro Tonalin, mirëpo ai preferon të qëndrojë në Itali.

Mesfushori italian ka lënë përshtypje të mirë në sezonin e parë në Serie A, ndërsa presidenti ka pranuar se 20-vjeçari mund të largohet nga Rondinelle këtë verë.

“Unë dashurohem me lojtarë të caktuar dhe kurrë nuk do të dëshiroja t’i shes. Ëndrra ime ishte të ndërtoja një skuadër rreth tij, një skuadër që të kënaq”.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Mirëpo, unë e kuptoj se djaloshi ka shënjestra të rëndësishme personale, një familje që e mbështet, sidomos nëna e tij”.

Interi hidhet me të gjitha forcat pas Tonalit
Lexo po ashtu Interi hidhet me të gjitha forcat pas Tonalit

“Nasser (Al-Khelaifi) do të dëshironte ta kishte në Paris, ai më ka shkruar. Por, ai (Tonali) nuk dëshiron të shkojë në Francë. Ai e preferon Interin dhe Juven”.

“(Presidenti i Napolit, Aurelio) De Laurentiis ka ofruar 40 milionë euro, Fiorentina është e gatshme të bëjë çfarë të jetë e nevojshme, por fati i tij është pak a shumë i vulosur”.

“Para coronavirusit, Barcelona erdhi me 65 milionë euro dhe dy lojtarë shumë interesantë në vlerë prej 7.5 milionë eurosh, njëri prej tyre ishte mbrojtës”, ka deklaruar Cellino për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori