LAJMI I FUNDIT:

PSG bën goditjen e parë, mposht në konkurrencë Bayernin dhe Liverpoolin për qendërmbrojtësin brazilian

PSG bën goditjen e parë, mposht në konkurrencë Bayernin dhe Liverpoolin për qendërmbrojtësin brazilian

Paris Saint Germain ka bërë goditjen e parë sa i përket transferimeve në afatin kalimtar të janarit.

Parisienët kanë siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të talentuar brazilian Lucas Beraldo, i cili do t’i bashkohet atyre nga Sao Paulo.


20-vjeçari ka qenë një objektiv edhe i Bayern Munichut dhe Liverpoolit, por parisienët janë treguar më të shpejtë duke siguruar shërbimet e tij.

Klopp duket se e ka gati transferimin e parë për janar te Liverpooli
Lexo po ashtu Klopp duket se e ka gati transferimin e parë për janar te Liverpooli

Francezët kanë gjetur akordin me Sao Paolon për të transferuar në Ligue 1, për shifrën e 20 milionë eurove mbrojtësin Lucas Beraldo.

Pritshmëritë për talentin brazilian janë tejet të larta dhe në Paris synojnë që ta fusin menjëherë në skuadër duke pasur parasysh mungesat për një kohë të gjatë nga dëmtimet të Kimpembe dhe Mendes.

Braziliani është 1,86 i gjatë dhe njihet për lojën e tij të fortë në mbrojtje, derisa trajneri Luis Enrique ka qenë vendimtar për transferimin e tij duke dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Beraldos në Parc de Princes.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në ditët e para të muajit janar, ku edhe mbrojtësi do të prezantohet si futbollist i ri i kampionëve të Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori