LAJMI I FUNDIT:

PSG i bashkohet garës për transferimin e Kalvin Pahilipps

PSG i bashkohet garës për transferimin e Kalvin Pahilipps

Kalvin Philipps po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Leeds United.

Mesfushori anglez ka vendosur të largohet nga Leeds për të bërë një hap para në karrierën e tij.


26-vjeçari edicionin e fundit vuajti nga disa lëndime, teksa luajti në vetëm 23 ndeshje ku shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

Manchester City është favoriti kryesor për të nënshkruar me Philipps, derisa së fundmi garës i është bashkuar edhe PSG.

Philipps tanimë e ka marrë vendimin për tu larguar nga skuadra e tij e zemrës, por vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e tij.

Leeds është gati ta lejoj largimin e yllit kryesor të skuadrës, por dëshiron të fitoj së paku 50 milionë euro nga shitja e tij.

Përveç Manchester Cityt e PSG-së, në garë për anglezin janë edhe skuadra të tjera si Newcastle United, Aston Villa dhe West Ham United. /Telegrafi/