LAJMI I FUNDIT:

Pse Hulk Hogan ka ‘trupin e një 140-vjeçari’? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për ‘shtratin e vdekjes’

Pse Hulk Hogan ka ‘trupin e një 140-vjeçari’? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për ‘shtratin e vdekjes’

Një burim i afërt me legjendën e WWE-së, Hulk Hogan, ka hedhur dritë mbi thashethemet që qarkullonin kohët e fundit në rrjet, sipas të cilave ylli i mundjes ndodhej në “shtratin e vdekjes”.

Sipas raportimit të Mail Sport, këto lajme janë ekzagjerime të pavërteta, por nuk mohohet se ikona e wrestling-ut ka përjetuar probleme serioze fizike.


Burimi ka zbuluar se, pavarësisht që nuk është në rrezik për jetën, trupi i Hogan – i cili ka kaluar nëpër dhjetëra operacione dhe ndërhyrje gjatë karrierës së tij – është aq i lodhur dhe i konsumuar, sa është përshkruar si “trupi i një 140-vjeçari”.

Hulk Hogan, 70 vjeç, ka qenë një nga figurat më dominuese në historinë e WWE-së, por trashëgimia e tij si legjendë është shoqëruar edhe me pasoja të rënda shëndetësore për shkak të dekadave në ring.

Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, thuhet se ndodhet në shtratin e vdekjes
Lexo po ashtu Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, thuhet se ndodhet në shtratin e vdekjes

Megjithatë, ai mbetet i gjallë, aktiv dhe i përkushtuar ndaj fansave të tij, pavarësisht sfidave fizike që po përballet në këtë fazë të jetës.

I njohur për fizikun e tij masiv dhe veshjet shumëngjyrëshe, Hogan konsiderohet si një nga mundësit më të mirë të të gjitha kohërave. Një kampion bote 12 herë, kulmi i Hogan ishte në vitet ’80, por ai ka vazhduar të mbetet një figurë e shquar në kulturën pop. Përveç mundjes, ai ka luajtur në filma si “Rocky III” dhe “Mr. Nanny”, si dhe në shfaqjen e tij televizive “Hogan Knows Best”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Sport
Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

La Liga
Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro

Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro

Boks
Si ia humbi pasaporta milionat Ilir Berishës në Kinë

Si ia humbi pasaporta milionat Ilir Berishës në Kinë

Ligat tjera
Milani planifikon transferimin e yllit të PSG-së, problem mbetet oferta e ulët e Rossonerëve

Milani planifikon transferimin e yllit të PSG-së, problem mbetet oferta e ulët e Rossonerëve

Serie A
Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit

Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit

Premier League
Kalo në kategori