LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, thuhet se ndodhet në shtratin e vdekjes

Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, thuhet se ndodhet në shtratin e vdekjes

Të mërkurën, filluan të qarkullonin thashetheme se legjenda e WWE-së, Hulk Hogan (emri i vërtetë Terry Gene Bollea) ishte në spital dhe dergjej në shtratin e vdekjes, pasi një prezantues radioje pretendoi se ai kishte disa informacione.

“Nuk është mirë”, deklaroi prezantuesi i emisionit “Love Sponge” të radios Bubba, për gjendjen e Hogan. “Mora disa informacione mjaft të besueshme se po bëhen telefonata me anëtarë të ndryshëm të familjes për të shkuar në qytet për t’ju thënë lamtumirën”.

Bubba pretendoi se burimet e tij i thanë se Hogan “mund të mos ia dalë”.


Us Weekly kontaktoi gjithashtu me një person të brendshëm në rrethin e Hogan më 18 qershor, i cili pohoi se Hogan po shërohej nga një operacion në zemër: “Hulk iu nënshtrua një operacioni mjaft serioz në zemër disa javë më parë dhe po shkonte mirë më pas”.

Raportet kontradiktore me shumë gjasa i përkeqësojnë shqetësimet e fansave, të cilat ishin shtuar edhe më shumë pasi Hogan u shfaq në “Fox and Friends” muajin e kaluar. Tifozët pretenduan se ylli i “Hogan Knows Best” nuk dukej si vetvetja.

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'
Lexo po ashtu Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

“A besoni dikush se ky është Hulk Hogan?”, shkroi një person nëpërmjet X së bashku me dy foto të tij, në të cilat dukej se ai kishte lyer pjesë të mjekrës me blu. Për Parade, një fans komentoi: “Ai duket i sëmurë”. Ndërkohë, një tjetër tha: “Ai duket si i vdekur.”

I njohur për fizikun e tij masiv dhe veshjet shumëngjyrëshe, Hogan konsiderohet si një nga mundësit më të mirë të të gjitha kohërave. Një kampion bote 12 herë, kulmi i Hogan ishte në vitet ’80. Përveç mundjes, ai ka luajtur në filma si “Rocky III” dhe “Mr. Nanny”, si dhe në shfaqjen e tij televizive “Hogan Knows Best”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbreti i ri në “Bernabeu”: Xabi me dorë të hekurt, fund epokës së “të paprekshmëve”

Mbreti i ri në “Bernabeu”: Xabi me dorë të hekurt, fund epokës së “të paprekshmëve”

La Liga
Brazili ka një “super talent” të ri: Babai i tij i famshëm është në burg, Neymar e po mëson te Santosi

Brazili ka një “super talent” të ri: Babai i tij i famshëm është në burg, Neymar e po mëson te Santosi

Ligat tjera
Bayern Munich e do yllin e Arsenalit në rast se dështojnë me transferimin e Luis Diaz

Bayern Munich e do yllin e Arsenalit në rast se dështojnë me transferimin e Luis Diaz

Bundesliga
Man Utd synon ta përforcojë sulmin me yllin e Chelseat – ai kushton 100 milionë euro

Man Utd synon ta përforcojë sulmin me yllin e Chelseat – ai kushton 100 milionë euro

Premier League
‘Një det me para’, Rashford merr një ofertë astronomike nga Arabia Saudite

‘Një det me para’, Rashford merr një ofertë astronomike nga Arabia Saudite

Premier League
Ousmane Dembele kryeson para Lamine Yamal me 28 pikë - parashikimi i ri për Topin e Artë 2025

Ousmane Dembele kryeson para Lamine Yamal me 28 pikë - parashikimi i ri për Topin e Artë 2025

Ligue 1
Kalo në kategori