LAJMI I FUNDIT:

Pse femrat e zgjuara duhet të përpiqen më shumë për të gjetur dashurinë?

Pse femrat e zgjuara duhet të përpiqen më shumë për të gjetur dashurinë?

Nëse je një femër e zgjuar, nuk ke fare vështirësi në arritjen e të gjitha ambicieve të tua, madje ja ke dalë mbanë që të fitosh gjithçka që ke dashur…përveç se kur flitet për dashurinë.

Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë:

Je më e fokusuar në krijimin e karrierës

Ndërkohë që shoqet e tua përpiqeshin të gjenin dashurinë e jetës, ti ishe duke gjetur vendin më të mirë të punës për të siguruar një jetë të pavarur.

Je shumë e zgjuar për të rënë pre e gënjeshtrave

Nëse ke një nivel të lartë inteligjence dhe gjithashtu edukimi që ke marrë mund të ndikojnë që t’i dallosh lehtësisht gënjeshtrat e dikujt tjetër dhe nuk të pëlqen të biesh pre e tyre.

Të pëlqen të jesh e pavarur

Që në momentin që vendose të kërkosh punë dhe të fitosh të ardhurat e tua, e dije që mund të kujdeseshe për veten tënde, prandaj nuk e ke problem të rrish me dikë tjetër kur mund t’ia dalësh mbanë shumë mirë vetë.

Nuk ke shumë ideale për dashurinë

Vajzat e zgjuara e dinë që jeta në realitet ndryshon nga filmat apo nga historitë e librave, prandaj ato dinë si të sillen edhe në situata të ndërlikuara që vajzat e tjera i shmangin.

Je e mbikualifikuar

Ndoshta e ke dëgjuar shumë herë këtë gjë, por meshkujt nuk pëlqejnë një vajzë që i ka arritur të gjitha sepse ndjejnë indiferentizëm ndaj saj, prandaj e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje, pavarësisht ndjenjave. /Telegrafi/