LAJMI I FUNDIT:

Prowell: Prishtina e pamposhtur vetëm në letër, na duhet ndihma e tifozëve

Prowell: Prishtina e pamposhtur vetëm në letër, na duhet ndihma e tifozëve

Organizatori i Rahovecit, Junious Prowell, ka deklaruar se Sigal Prishtina është e pamposhtur vetëm në letër dhe se ekipi të cilin ai e përfaqëson do të kërkojë ta ndërprejë serinë pa humbje të kampionëve.

Prishtina ka 20 fitore nga po aq ndeshje në Superligë dhe këtë të diel udhëton në Gjakovë për t’u përballur me Rahovecin.


Organizatori i Rahovecit, Junious Prowell, i cili në ndeshjet e fundit ka rigjetur formën duke shfaqur paraqitje spektakolare, ka paralajmëruar kryeqytetasit se i pret një ndeshje shumë e vështirë.

Ai thotë se Rahoveci humbi gjysmëfinalen e Kupës dhe nuk e fitoi Bashkimi atë, teksa beson se me ndihmën e tifozëve Vreshtarët mund të mposhtin secilin ekip.

“Isha i zhgënjyer që pësuam humbje në gjysmëfinale, nuk ndjej se Bashkimi e fitoi ndeshjen, por ne e humëm atë, megjithatë isha krenar se si ekipi u mbajt me një superfuqi si Bashkimi. Ne kemi pasur disa rënie në lojë që kushtuan dhe Bashkimi kapitalizoi”.

“Unë gjithmonë kam besuar se ne mund të konkurrojmë ndaj secilit ekip derisa luajmë si ekip. Prishtina është e pamposhtur vetëm në letër, por nën dritat e palestrës ata janë të mposhtur ashtu si secili ekip tjetër”.

“Gjithmonë kam pasur sukses kur kam qenë komod në lojë, duke luajtur ashtu si unë di më së miri dhe së fundmi trajneri më lejoi që të luaj lojën time ashtu si unë dua duke mos më treguar se si të luaj, përpos që më kërkoi që të jem sa më agresiv dhe kjo nukë shtë befasi për mua dhe nuk janë ende këto paraqitjet e mia më të mira, është paraqitje mesatare e imja nëse më pyesni, por unë planifikoj të jem në më të mirën time ndaj Prishtinës. Gjithmonë më kanë pëlqyer befasitë dhe heshtja e kritikëve, e ndaj Prishtinës është mënyra më e mirë për të bërë këtë”.

“Tifozët e Rahovecit janë më të mirët dhe ju lutem të gjithë që të vini sa më shumë në numër sepse ne ushqehemi me energji nga publiku dhe shkojmë aq larg sa duan tifozët që të shkojmë, pa tifozët nuk jemi asgjë dhe gjithçka në këtë klub filon prej tyre andaj ju lutem ejani sa më shumë, sa më të zëshëm dhe ejani të përgatitur për një festë të fitores”, u shpreh Prowell për faqen zyrtare të KB Rahovecit.

Prishtina është e para në tabelë me 20 fitore nga po aq ndeshje kurse Rahoveci është në pozitën e katër me 11 fitore dhe 9 humbje, vetëm një fitore larg nga Ylli që mban vendin e tretë dhe me të cilin ekip Vreshtarët përballen fundjavën e ardhshme në derbin e madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori