LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Bashkisë së Tiranës, tensione mes policisë dhe protestuesve

Protestë para Bashkisë së Tiranës, tensione mes policisë dhe protestuesve

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë  Bashkia e Tiranës. Në këtë protestë nuk kanë munguar tensionet mes policisë dhe protestuesve nga grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët kanë goditur me vezë godinën e Bashkisë.

E pranishme ka qenë edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta.


Në këtë protestë ajo ka zgjedhur që të çojë mesazhe jo vetëm me deklarata politike, por edhe me bluzën e saj.

“Lironi liderin e opozitës”, shkruhet në bluzën e Argita Berishës.

Ajo është parë shpesh herë në protestat e organizuara në mbrojtje të ish-kryeministrit, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dalja e saj e shpeshtë në media, është interpretua si një drejtuese e re e PD-së që po bëhet gati, mirëpo ajo ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë.

Protesta vjen pas disa te arrestuarve për korrupsion në Bashkinë e Tiranës. Opozita kërkon largimin e kryetarit Erion Veliaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori