LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për Skender Krasniqin, i dyshuar për vrasjen e të birit

Kërkohet paraburgim për Skender Krasniqin, i dyshuar për vrasjen e të birit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që t’i caktohet masa e paraburgimit Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.

Prokuroria thekson se A.K dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani, transmeton Telegrafi.


“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 janar 2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’, nga neni 173 të KPRK-së dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, vijon njoftimi.

Theksojmë se Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i Skender Krasniqit, ka thënë sot për Telegrafin se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skender Krasniqi është në gjendje shumë të keqe, edhe dje edhe sot është me qetësues, dje ka marrë ndihmë mjekësore”, theksoi ai.

Albert Krasniqi është varrosur sot në varrezat e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori