LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dhe Policia zotohen për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri

Prokuroria dhe Policia zotohen për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në veri

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani dhe prokurori Shyqyri Syla, kanë mbajtur një takim pune me strukturat drejtuese të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri, drejtorin Nenad Gjuriq, zv/drejtorin Besim Hoti, komandantët e Stacioneve Policore Mitrovicë-Veri, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, si dhe me udhëheqësit e hetimeve nëpër këto stacione policore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga prokuroria në takim janë diskutuar çështjet e bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale në Mitrovicë-veri, me ç`rast janë pajtuar që bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të gjitha dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.


Po ashtu, gjatë takimit Kryeprokurori Ujkani ka kërkuar që me prioritet të trajtohen rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, kontrabandimit të mallrave, dhe dhunës në familje, duke mos përjashtuar rastet tjera.

Gjatë takimit është dakorduar që Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe stacionet policore të Rajonit të Mitrovicës – veri do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe do të mbajnë kontakte të rregullta, sepse në këtë mënyrë do të tejkalohen sfidat në punën e përditshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori