LAJMI I FUNDIT:

Projekti për ishullin e Sazanit, Rama: Do ta ngremë stekën në një nivel të paimagjinueshëm, aplikimi nga një grup jashtëzakonisht i njohur

Projekti për ishullin e Sazanit, Rama: Do ta ngremë stekën në një nivel të paimagjinueshëm, aplikimi nga një grup jashtëzakonisht i njohur

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një podkasti me disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit, është ndalur te projekti turistik i Sazanit.

Rama u shpreh se Sazani është pika ku mund të shkruajnë në kartëvizitën e Shqipërisë dhe sipas tij,  ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.


Sipas kreut të ekzekutivit, jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorëve luksoze në Sazan.

“Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur”, tha Rama mes të tjerash.

“Karaburuni është delikat shumë sepse është një pjesë që i shërben Vlorës si një sfond, peizazh i virgjër dhe nga biodiversiteti është goxha i pasur, mund të them që për sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë, në mes të Mesdheut dhe mund t’ju themi të gjithëve pa përjashtim, ‘të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore, kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi ‘Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.

Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thosha investoni në turizmin në Shqipëri, e ndjeja se nuk thonin jo, por kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria t’i bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po i flas unë. I gjithë angazhimin me rilindjen urbane që e quanin këta fasada, fasada, filloi të hapte sytë… Sot bëhet nami!”, tha ai.

Nesho: Ky është sekreti pse Rama po i jep dhëndrit të Trumpit ishullin e Sazanit
Lexo po ashtu Nesho: Ky është sekreti pse Rama po i jep dhëndrit të Trumpit ishullin e Sazanit

Sipas Ramës, Shqipëria është në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorëve luksoze në Sazan.

“Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm…

Këto proceset e investimeve kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa për Sazanin, 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo, nuk është kjo.

Ne aty nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore, dhe zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë, sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.

Dikush tjetër më tha një gjë të bukur…. Miku im amerikan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë”, deklaroi Rama mëngjesin e sotëm. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori