eksperti-banner

Eliza Hoxha nuk njihet vetëm si këngëtare, por edhe si profesoreshë.

Eliza, aktualisht gjendet në qytetin universitar austriak Graz, për të përfunduar studimet e doktoraturës në fakultetin e Arkitekturës.


Së paku, kështu na bën të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie të postuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Ajo përmes kësaj fotos ka prezantuar edhe shoqen me të cilën e ndanë dhomën në Austri.

“Datëlindja të ndryshme. Shoqja e dhomës, Gresa. Buzëqeshja e parë”, ka shkruar ndër të tjerash Eliza përbri fotos, ku shihet duke buzëqeshur me kolegen e saj, Gresa Kastrati.

Kujtojmë se Eliza është profesoreshë në fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës pranë Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Telegrafi/