LAJMI I FUNDIT:

Producenti i shumë hiteve në estradë – Cricket flet për sukseset e vitit që lamë pas, projektet dhe planet për vitin 2022

Producenti i shumë hiteve në estradë – Cricket flet për sukseset e vitit që lamë pas, projektet dhe planet për vitin 2022

Prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si producent, ai qëndron prapa hiteve të shumta dhe bashkëpunimeve me artistët më të njohur në vend, as viti që lamë pas nuk kishte më ndryshe për të.

Me projekte të shumta muzikore, të cilat u pëlqyen e po vazhdojnë të dëgjohen akoma, Donat Prelvukaj, i njohur për publikun me emrin artistik, Cricket Music po e përmbyll edhe një vit me shumë angazhime, punë e suksese të panumërta.


Cricket qëndron prapa projekteve muzikore që të gjithë i dëgjuam, pëlqyem e vallëzuan me to, kënga “Pa ty” mbetet një prej hiteve më të mëdha të vitit 2021, një bashkëpunim i producentit fillimisht me artistin, Muma e më pas një ‘re-make’ me këngëtaren, Dafina Zeqiri. Projektet e tjera si “Për tradhtinë”, “Madam” dhe “Thema”, ishin një vazhdimësi e sukseseve të tij.

Foto: Cricket Music/Instagram

Por, dinamika e njëjtë e punës e pret edhe në vitin 2022, në një intervistë për Telegrafin, Cricket flet për karrierën, vitin 2021, familjen e planet për vitin 2022.

Je personi prapa shumë projekteve e hiteve që po lënë gjurmë në muzikën shqiptare, si nisi i gjithë rrugëtimi yt muzikor?

Rrugëtimi është një histori shumë e gjatë, por me pak fjalë, ëndrra e madhe dhe po ashtu dashuria tejet e madhe për muzikën.

Ka qenë një vit i suksesshëm për ty si producent, por çka do të veçoje si arritjen më të madhe?

Vit patjetër shumë i suksesshëm , por si arritje më të madhe mund të them që më pëlqen kur sjelli trende të reja në muzikën shqiptare.

Si e sheh muzikën dhe artistët në vendin tonë?

Padyshim që muzika shqiptare tani më është nëpër gjithë botën, ka shumë artistë të talentuar dhe padyshim është kënaqësi shumë e madhe kur e sheh që po dëgjohet muzika shqipe, dhe ka interesim shumë të madh nga gjithë bota.

Foto: Cricket Music/Instagram

Punon me artistët më të mirë në treg, si është të punosh me ta?

Është padyshim kënaqësi e madhe kur dikur i ke dëgjuar si fëmijë, e sot ta besojnë punën, por edhe gjëja më e mirë është kur me shumë vullnet e punë arrin një artist të ri ta bësh ndër më të mëdhenjtë në treg.

Një prej hiteve më të mëdha të këtij vit ishte padyshim kënga “Pa ty” (fillimisht me Muma, e më pas re-make me Dafina Zeqirin), a e kishit menduar se do të pritej në këtë mënyrë?

Kënga “Pa ty” ka qenë një projekt i punuar me shumë dashuri dhe me shumë qejf , nuk mund të them që e kam ditur sepse është publiku ai që gjithmonë vendos për suksesin e një kënge, por, e falënderojë Mumën për punën e palodhshme dhe gjithashtu Dafinën që gjithmonë beson në projektet e mia.

Pavarësisht se cili nga projektet ishte më i suksesshëm, cili është më i veçanti për ty?

Kam punuar shumë kënge dhe nuk mundem të bëjë asnjë dallim, të gjitha projektet që kam realizuar janë të veçanta për mua.

Krahas karrierës je edhe bashkëshort dhe baba i një vajze, sa e ka ndryshuar jeta jote? 

Të jesh një baba nuk ka ndjenjë më të mirë dhe nuk e gjej do të një fjalë që e përshkruajë këtë ndjesi.

Foto: Cricket Music/Instagram

Çka mund të presim nga Cricket në vitin 2022?

Në vitin 2022 do ketë shumë projekte, artistë të rinj dhe bashkëpunime të reja.

Cricket, për fund cili do ishte urimi për lexuesit e “Telegrafi” dhe fansat e tu për vitin 2022? 

I falënderoj të gjithë ata që e dëgjojnë muzikën time dhe ju uroj suksese, shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë, gjithashtu jam tejet falënderues që gjithmonë kam përkrahjen e familjes dhe shoqërisë time që i kam afër. /Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori