LAJMI I FUNDIT:

Problemet shëndetësore të yjeve botërore (Foto)

Problemet shëndetësore të yjeve botërore (Foto)

Selena Gomez dhe Ellen DeGeneres janë vetëm disa prej yjeve që janë rrëfyer publikisht për sëmundjet apo lëndimet që kanë pasur.

Por, ato nuk janë personazhet e vetme publike që kanë pasur probleme shëndetësore, pasi bota e shoubizit u trondit edhe nga sëmundje të shumë yjeve tjera.


Steven Tyler

Aerosmith anuluan turneun “AeroVederci” më 26 shtator pasi frontmeni, Steven Tyler, kishte një problem të papritur shëndetësor që detyroi atë të kthehet në SHBA nga Amerika e Jugut për të hyrë në kujdes shëndetësor.

Selenga Gomez

Këngëtarja e “Fetish” ka zbuluar në shtator se i është nënshtruar një transplanti në veshkë gjatë verës.

“Jam në dijeni se shumë fansa e kanë kuptuar se kam qenë jashtë punës gjatë verës duke pyetur se pse nuk po promovoj muzikë të re, gjë për të cilën isha krenare. Kështu që, po e konfirmoj se është dashur të kem një transplanto në veshkë për shkak të Lupusit dhe tash jam duke u rikuperuar”, ka shkruar Selena në Instagram.

Shoqja e asj më e mria, aktorja, Francia Rasia, ishte ajo që e ka bërë donacion organin. Gomez ndërkohë vazhdoi të potencojë: “Ajo ma dha dhuratën e sakrificën e vet duke bërë donacion veshkën e saj për mua. Jam pafundësisht e bekuar. Të dua shuam motra ime”.

Phil Collins

Këngëtari është dashur të anulojë dy koncerte pasi vuajti nga një lëndim në qershor të këtij viti.

“Phil vuan nga problemet në këmbë për shkak të një operacioni në shpinë që e bën vështirë ecjen”.

“Ai u ngrit në mes të natës që të shkojë në tualet dhe u rrëzua në dhomën e tij të hotelit, duke goditur kokën për karrikë. Ai u dërgua në spital ku u trajtua dhe riaftësimi po shkon mirë. Ai do të mbahet nën vëzhgim për 24 orë”, u tha në një komunikim për media.

Reese Witherspoon

Në shtator të vitit 2011, fituesja e çmimit Oscar u godit me veturë në Santa Monica gjatë një vrapimi në natyrë. Fatmirësisht, Witherspoon vuajti nga lëndime të lehta dhe gërvishje. Një dëshmitar i tha US Weekly se “ka mundur të jetë shumë më serioz ky incident”.

Bret Michaels

Në prill të vitit 2010, Michaels ishte dërguar në spital për një emergjencë të apendektomisë. Më vonë gjatë atij muaji, ai vuajti nga hemorragjia masive dhe ishte në gjendje kritike. Në maj të këtij viti, frontmeni i grupit “Poison” zbuloi se kishte probleme në zemër.

Zuma Rossdale

Djali i Gwen Stefanit dhe Gavni Rossdales, Zuma, kishte një rënie nga frika në qershor të vitit 2011. Dyvjeçari theu krahun pas këtij incidenti. “Ishte një prej netëve më të këqija të jetës tonë”, i tha Rossdale revistës US Weekly.

Mason Disick

Djali i Kourtney Kardashianit dhe Scott Disick u lëndua në hundë më 11 shtator të këtij viti.

“Ai është mirë, ai është mirë”, i tha nëna revistës US Ëeekly pas dëmtimit që e pësoi djali Mason.

Elllen DeGeneres

Në shtator të vitit 2011, ylli komik dhe prezantuesja e një prej emisioneve më të shikuara u trajtua për dhimbje në gjoks. Më vonë ajo u tall me të gjithë duejk thënë: “Mejkët ishin striptistë që i telefonova. Kështu filluan spekulimet”.

Selena Gomez

Në qershor të vitit 2011, Gomez ishte dërguar në spital pasi u ankua për probleme në hundë dhe kokëdhimbje. Por, cila ishte arsyeja e sëmundjës? “Unë ha shumë”, tha ajo. “Problemi është se unë nuk ha si duhet. Më hahet gjithçka që ndoshta nuk është mirë për mua”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori