Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet Struga është urbanizimi joadekuat i qytetit, theksojnë aktivistët. Ata bëjnë thirrje për kujdes në realizimin e planeve urbanistike, veçanërisht për pjesët që ndodhen pranë bregut të liqenit. Problem shtesë është se plani i përgjithshëm urbanistik për Strugën është i vjetër gati dy dekada. Plani ekzistues është i vitit 2007. Duhej të ishte i vlefshëm deri në vitin 2017, por nuk është miratuar plan tjetër.
“Urbanizimi joadekuat, zbatimi joadekuat i planeve urbanistike e sjell këtë situatë. Këto janë zgjidhjet e urbanistëve që kanë krijuar planin urbanistik. Jo vetëm për ruajtjen e cilësisë së ajrit, por ndikon edhe në pamjen e qytetit”, tha Marjan Gllavinçeski – aktivist civil.
Një problem tjetër i madh në Strugë është djegia e kallamishteve ku më pas ndërtohen objekte, zakonisht pa leje. Përgjegjësi nuk merr askush.
“Individët që planifikojnë ta zotërojnë hapësirën për nevojat e tyre, arrijnë edhe në pjesën që i takon shtetit. Nga ana tjetër, është për t’u habitur mosinteresimi i inspektoratit shtetëror dhe i inspektorëve që duhet të veprojnë me detyrë zyrtare në nivel lokal”, u shpreh Nikolla Kukunesh-aktivist qytetar.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për problemet në zhvillimin urban dhe ekonomik të Strugës. Akuzojnë Ramiz Merko se nuk ka vizion për të mirën sociale të qytetarëve.
“…Në vend që të merret me trajtimin e sipërfaqes së përgjithshme urbane të qytetit dhe në interes të të gjithë qytetarëve, ai merret me gjëra që i shërbejnë interesave të rrethit të tij të ngushtë”, tha Lulzim Nasufi- kryetar i ASH-së, Strugë.
Në nëntor të vitit të kaluar, pushteti vendor organizoi anketë publike, por vetëm për ndryshimin dhe plotësimin e një pjese të Planit të përgjithshëm urbanistik. Alsat pyeti komunën se kur planifikojnë të miratojnë Planin e ri dhe si planifikojnë t’i zgjidhin problemet aktuale urbane, por nuk na dërguan asnjë përgjigje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe