Klubi i Basketbollit të Femrave, ProBet Prishtina, do të organizojë turne ndërkombëtar me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Turneu do të zhvillohet më 13 e 14 shkurt, në Palestrën e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, ndërsa përveç skuadrës kryeqytetase do të marrin pjesë edhe KB Tirana nga Shqipëria dhe Mersin Toroslar Beledive e Canik Belediyesi Samsun nga Turqia.


Trajneri i ProBet Prishtinës, Fidan Shatri, pret që skuadra e tij të tregojë lojëra të mira, por që gjithsesi rëndësi të veçantë ka fakti se basketbollistet tona do të fitojnë një përvojë të mirë.

probety

“Klubi ynë, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, do të organizojmë turne ndërkombëtar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës".

"Do të jetë një mundësi e mirë për basketbollistet tona të shohin nivelin në të cilin gjendemi dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të re, që është shumë e rëndësishme".

"Presim të tregojmë lojëra të mira e po ashtu besoj se edhe organizimi i përgjithshëm do të jetë në nivelin e duhur”, ka thënë Shatri, duke theksuar se skuadra do të vazhdojë të përgatitet me qëllim të paraqitjes sa më të mirë.

telegrafi sport app