LAJMI I FUNDIT:

Pro Evolution Soccer 2011 në telefonat me Windows Phone 7

Pro Evolution Soccer 2011 në telefonat me Windows Phone 7

Pro Evolution Soccer 2011 për Windows Phone 7 është paraqitur gjatë panairit CES 2011 nga prodhuesi Konami, ndërsa përshtypjet e para kanë qenë mjaft mbresëlënëse si për kah funksionimi ashtu edhe për nga grafika.

Pro Evolution Soccer 2011 për të parën herë ishte zbuluar më 9 shkurt 2010 dhe më pas është lëshuar për kompjuterë dhe konsolat e lojërave, si PlayStation 3, PC dhe Xbox 360, ndërsa tani është bërë gati edhe për telefonat e mençur mobil që bazohen në WP7.

Në krahasim me versionet e mëparshme, Pro Evolution Soccer 2011 përmban disa avancime të reja të cilat përdoruesit shpresojnë t’i gjejnë edhe në versionin e dedikuar për telefonat mobil me Windows Phone 7.


Pritet që versioni i lojës Pro Evolution Soccer 2011 për telefona mobil të jetë i gatshëm këtyre ditëve, për të gjithë ata që e pëlqejnë lojën dhe njëkohësisht kanë pajisjet e duhura mobile, që në këtë rast duhet të jenë ato që bazohen në WP7. / Telegrafi /